Turqi- Piloti italian 41-vjeçar Dario Costa ka hyrë në librin e rekordeve Guinness pasi ka fluturuar një aeroplan në një tunel të ngushtë me një shpejtësi prej 245 km/h, duke përfunduar 2.26 kilometra për 44 sekonda.
Pjesa më e vështirë e këtij ‘misioni’ ishte kur aeroplani doli nga tuneli pasi u ‘godit’ nga erëra të kundërta, duke e bërë fluturimin më të rrezikshëm. Ai vetë pas përfundimit të fluturimit u shpreh se nuk kishte fluturuar asnjëherë në një tunel dhe kishte shumë pikëpyetje në kokë për këtë sfidë që mori për sipër.
‘Unë kurrë nuk kam fluturuar në një tunel në jetën time, askush nuk e kishte bërë atë, kështu që kishte një pikëpyetje të madhe në kokën time nëse gjithçka do të shkonte ashtu siç e prisnim’,-tha Dario Costa.
/Priza.al/