Skandali me mbetjet në Fushë-Krujë, kryetari i bashkisë injoron kërkesën e banorëve

Pas problemeve të vazhdueshme me mbetjet urbane, kanë reaguar banorët e fshatit Halilaj të Fushë-Krujës. Ata janë shprehur të shqetësuar pasi mbeturinat transportohen pranë banesave të tyre që prej vitit 2002.

Ndër të tjera banorët janë ankuar për aromën e keqe dhe për ndotjen që po i bëhet mjedisit ku ata jetojnë.

Mësohet se ata i kanë dërguar edhe një letër kryetarit të bashkisë Artur Bushit ku i kërkonin të gjente një zgjidhje për problemin e mbetjeve.

Por mesa duket kërkesa e tyre nuk është marrë parasysh pasi problemi nuk është zgjidhur edhe pas 1 muaji.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *