Armatosja e madhe e Greqisë dhe shtimi i jashtëzakonshëm i shpenzimeve për ushtrinë nuk ka qenë fare pa qëllim. Më sa duket shërbimet inteligjente helene kanë qenë në dijeni me kohë për planin e një sulmi të mundshëm të ushtrisë turke në ishujt e Egjeut.
Por edhe pse gjithmonë Turqia e ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se këto janë vetëm aludime nga ana e grekëve që i tremben forcës turke, dikush i ka “djegur kartat në dorë” Erdoganit.
Ka qenë gazetari turk, Abdullah Buzkurt, i cili ka emigruar në Suedi së fundit që pasi është në listën e kuqe të qeverisë së Erdogan, ka zbuluar një dokument konfidencial.
Në dokument thuhet se: “Departamentet e Emergjencave turke kanë vazhduar me një plan për të pushtuar ishujt grekë në detin ‘Egje’, të cilat Ankaraja ka qenë duke u përpjekur në mënyrë metodike për t’i bërë të sajët në vitet e fundit”.
Ky është në thelb një prezantim sekret i përbërë nga 16 diapozitivë dhe përfshin harta të zonave të diskutueshme në detin “Egje” dhe duket se, është përgatitur nga Akademia Turke e Luftës.
Sipas “Nordiç Monitor”, prezantimi i diskutueshëm është pjesë e një studimi që përqendrohet në koordinimin midis Forcave të Armatosura Turke, gjatë një krize midis dy aleatëve të NATO-s, Greqisë dhe Turqisë.
Ky ishte pikërisht edhe një tjetër plan në një seri konfliktesh në Egje dhe në hapësirën ajrore.
Në prezantim, thuhet me detaje se, si do të lëvizë ushtria turke në mënyrë që të pushtojë ishujt me infiltrimin e forcave speciale nga ajri dhe deti.
Ishujt e diskutueshëm janë si vijon: 3 në Zourafa, 13 në Oinousses, 21 në Thymena, 18 në Arkios, 15 në Pserimos, 12 në Kalolimnos, 2 në Farmakonisi, 10 në Giali, 2 në Strongyli, 11 në Levitha dhe 24 vendndodhje rreth Kretës.
Operacionet do të kryhen me mbulimin me zjarr nga forcat ajrore, nga fregatat e rregullta dhe artileria e rëndë.
Ky dokument u publikua në revistën “Kërkimi dhe Monitorimi Nordik”, e cila mbulon çështje të lëvizjeve fetare, ideologjike dhe etnike, si dhe grupeve radikale, me një fokus të veçantë në Turqinë e sotme.
/Priza.al/