Rinis ‘Përputhen’/ Arjan Konomi lyen flokët dhe ‘shan’ konkurrentët e sezonit të kaluar: Këtë herë i kemi zgjedhur më cilësorë

Programi ‘Përputhen’ rikthehet sërish sot në ekranin e ‘Top Channel’. Janë 16 djem dhe 5 vajza që do te ulen ne karriget e beqarëve, për të gjetur dashurinë e tyre, por edhe për të provuar një eksperiencë të jashtëzakonshme televizive!

Teksa foli për sezonin e ri, opinionisti Arjan Konomi tha se këtë vit ishin zgjedhur konkurrentë më cilësorë, në krahasim me sezonet e kaluara.

Por sezonin e ri nuk kanë ndryshuar vetëm konkurrentët. Arjan Konomi vjen me një look komplet ndryshe. Ai ka mbjellë dhe lyer flokët, duke u kujdesur në çdo detaj për pamjen e tij të jashtme. Konomi njihet për natyrën e tij të drejtpërdrejtë, e cila shumë herë e ka çuar në ‘përplasje’ me konkurrentët gjatë analizave të tij në emision. Por, ai i ka menaxhuar shumë mirë, e për këtë arsye pozicioni i opinionistit iu besua sërish atij.

Edhe këtë herë formati do të jetë nën drejtimin e Olsa Muhametit dhe nën prezantimin e Bora Zemanit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *