Një stallë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Milot të Lezhës, në afërsi të ‘Urës me Harqe’, ku si pasojë e erërave në zonë, zjarri është përhapur duke përfshirë pyjet përreth.
Nuk dihet ende se cilat janë shkaqet e zjarrit dhe nëse ka patur bagëti në stallë që mund të jenë dëmtuar nga flakët.
Menjëherë pas ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikëset dhe policia, ku po punohet për shuarjen e flakëve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 06.09.2021, rreth orës 15: 49, kemi marrë njoftim së në një stallë, në afërsi të “Urës me Harqe ” ka rënë zjarr. Menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses, ku po punohet për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
/Priza.al/