Big Brother po rikthehet në tetor dhe moderatorja e këtij programi do të jetë Arbana Osmani. Që në momentin që u përfol se ky “reality show” do të kthehej në ekran nisën aludimet e shumta se kush mund të jenë personazhet e përzgjedhur për të marrë pjesë, por asnjë emër akoma nuk është konfirmuar. Së fundmi, stafi i ‘Big Brother VIP’ ka zgjedhur një mënyrë interesante për të zbuluar konkurrentin e parë.
Përmes një postimi në InstaStory, Arbana Osmani ka treguar se konkurrenti i parë i “BB VIP” do të zbulohet në faqen zyrtare të “Big Brother”, në një postim që do të qëndrojë aktiv vetëm një orë, shkruan IconStyle.
‘Konkurrenti i parë i BB VIP do të zbulohet në një postim që do të qëndrojë aktiv vetëm një orë’, ka shkruar moderatorja.
Së fundmi, faqja zyrtare e “Big Brother VIP” ka publikuar disa video ku shfaqet konkurrentja e parë që do të jetë pjesë e këtij “reality show”, por pa ia zbuluar portretin.
‘Këmbët e gjata, faqebardhë. Apo si është ajo shprehja? BBV, së shpejti’
Nuk dihet akoma nëse do të zbulohet identiteti i vajzës apo stafi i këtij programi do e lërë me kaq dhe nuk do e zbulojë dilemën. Që nga publikimi i këtyre imazheve, fansat e BBV kanë nisur dyshimet dhe aludimet se kush mund të jetë goca e videove.
Po ju si mendoni, kush është vallë konkurrentja e parë e “reality show-t”?
Pak ditë më parë, Arbana Osmani ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në “InstaStory”, ku ndër të tjera ka thënë arsyen pse spektakli po zhvillohet tani dhe jo vite më parë.
“Nje format televiziv ndodh qe te mos zhvillohet per arsye te ndryshme. Ka ne bote formate shume te suksseshme qe e lodhin audiencen dhe kane nje stop. Ka formate realizimi i te cilave eshte shume i kushtueshem dhe kostot nuk e justifikojne suksesin dhe kane nje stop. Mendoj qe para 4 vitesh bb ndaloi ne momentin e duhur. Ndryshe nuk do ishte gjithe kjo deshire per ta ripare. Ashtu sic mendoj qe tani jane pjekur te gjitha kushtet per te rifilluar, natyrisht me nje vizion te ri dhe ambicje te reja. Big brother eshte nje sipermarrje gjigande, eshte nje televizon brenda televizionit dhe qe ne momentin qe eshte vendosur rikthimi i realizimit te formatit eshte investuar shume. Po ndertohet nje shtepi me siperfaqe 1500m2 ngjitur me studiot e tv, eshte investuar ne teknologji per te patur fjalen e fundit te teknikes, ne burime njerezore per te patur profesionistet me te mire te fushes. Eshte nje pune ne skuader qe te jep vec frymezim dhe motivim per te punuar. Eshte nje fryme qe kujton pak kohen e Tanit, ndoshta nga perfshirja e Lorit, ndoshta sepse na ka marre malli per spektakle live, ndoshta sepse pritshmerite jane te medha dhe pergjegjesite akoma me te medha’, ka thënë Arbana.
/Priza.al/