Çantën plot me euro të padeklaruara, kapet në Kapshticë 57-vjeçari nga Peqini

Policia Kufitare e Kapshticës ka sekuestruar sot 17.380 euro të padeklaruara. Paratë i përkisnin shtetasit me iniciale O. M., 57 vjeç, banues në Bishqem, Peqin, i cili nuk e kishte deklaruar shumën e parave që kishte në çantën e dorës.

Policia sqaron se ndaj 57-vjeçarit tashmë ka nisur procedimi penal.

Njoftimi i policisë:

Kapshticë

Policia Kufitare godet një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Procedohet penalisht një shtetas.

Sekuestrohen 17.380 euro të padeklaruara.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar edhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë për kontroll shtetasin O. M., në çantën personale së të cilit, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 17.380 euro, sasi të cilën nuk e kishte deklaruar.

Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, të cilët filluan procedimin penal ndaj shtetasit O. M., 57 vjeç, banues në Bishqem, Peqin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *