Më herët, mediat rozë zbuluan se Jasmina kishte lidhje familjare me këngëtarin e mirënjohur Altin Shira. Por duket se në këtë mes, nuk ka asgjë të vërtetë. Konkurrentja e ‘Për’puthen” ka shuar këto zëra, duke thënë se mes tyre nuk ka asgjë të vërtetë.
Jasmina ka treguar se këngëtari nuk është kushëriri i saj, dhe se ajo çfarë ka shkruar është thjesht një shprehje që përdor.
“Jeni të paparë për të thënë budalliqe. Nuk e njoh dhe nuk e kam asgjë këngëtarin në fjalë. “Jasha zio” është thjesht një shprehje, fjalën ua themi njëri-tjetrit si përkëdheli”, ka shkruar Jasmina në reagimin e saj.
Ky keqkuptim ka ardhur pasi konkurrentja e “Për’puthen” është rrëfyer më herët se vjen nga një familje muzikantësh, dhe ka pranuar se ka talent në muzikë. Mirëpo, kur në emision iu kërkua të performonte diçka, ajo ngurroi duke thënë se i vetmi person para të cilit këndonte ishte gjyshi i saj.