Sipas mediave të huaja, “Altos Labs” është një kompani e bazuar në kërkime e themeluar në fillim të këtij viti e cila po punëson shkencëtarë me oferta prej 1 milion dollarësh paga vjetore.
Duke cituar njerëz “të informuar nga kompania”, MIT Tech Review raportoi se Altos Labs ka bërë të ditur se Bezos ishte ndër investitorët e saj.
Bezos ka financuar kërkime kundër plakjes edhe më parë. Në vitin 2018 ai investoi në Unity Technologies, një kompani bioteknologjike qëllimi i së cilës është të bëjë terapi kundër plakjes.
MIT Tech Reviewraportoi se Altos Labs do të përqëndrohej kryesisht në një teknologji të quajtur riprogramim, e cila funksionon duke shtuar proteina në një qelizë e cila në thelb e udhëzon atë të kthehet në një gjendje të ngjashme me qelizat burimore.
/Priza.al/