Vaksinat në Shqipëri/ Rakacolli zbulon detajet, ja çfarë po ndodh me Sinovac

Zëvëndës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ditën e sotme e ftuar në emisionin ‘Zona Zero’ në Top News ka thënë se pasaporta e vaksinimit, për vaksinën kineze Sinovac është në proces njohjeje me vendet e BE-së.

E pyetur nëse do ketë një mbyllje të mundshme si ajo e vitit të kaluar, Rakacolli deklaroi se nuk beson se do ketë një mbyllje, por sigurisht theksoi se qytetarët duhet të bëjnë vaksinën dhe të respektojnë masat mbrojtëse.

“Jemi në procedurë për njohjen e vaksinës Sinovac me vendet e BE-së dhe për të gjitha vaksinat që janë të aprovuara nga OBSH. Jemi në procedurë aprovimi. Disa që nuk duan ta bëjnë është zgjedhja e tyre, shteti vetëm vaksinën të ofron ta bësh falas. Mbyllja bëhet kur ka rrezik të madh për kolaps të sistemit shëndetësor. Kjo varet nga shërimet dhe ata që sëmuren. Nuk e besoj që do mbyllemi. Të mos arrijmë aty, përveç vaksinimit duhet mbajtur edhe maska sepse është studiuar shkencërisht që mbron”, tha Rakacolli.

Deri më tani personat që janë vaksinuar me Sinovac, nuk e kanë të mundur të kalojnë lirshëm në vendet e Bashkimit Evropian, pasi kjo vaksinë nuk është aprovuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si efektive ndaj Covid19.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *