Masturbimi, ja përfitimet dhe efektet anësore që ka në shëndet

Masturbimi është i shëndetshëm, por çdo ekzagjerim mund të ketë pasoja të padëshiruara. Pavarësisht se sa e njohur mund të tingëllojë për ju fjala masturbim, me njohuritë e duhura mund të përjetoni kënaqësi krejtësisht të paharrueshme.

Masturbimi është një sjellje shumë e zakonshme, madje edhe te njerëzit që bëjnë seks me partner. Sipas studimeve të caktuara, 95% e meshkujve dhe 89% e femrave pranojnë se masturbohen.

Por, a duhet të masturbohemi?

Sipas “The Independent”, duhen hedhur poshtë mitet qesharake se masturbimi është i turpshëm, apo se mund të shkaktojë sëmundje deri te verbimi. Prekja e organeve gjenitale një proces normal dhe ndodh në faza të shumta të jetës së njeriut. Për gratë, masturbimi mund të ndihmojë në parandalimin e infeksioneve të qafës së mitrës dhe infeksionet e traktit urinar.

Prekja shtendos qafën e mitrës dhe zhvendos mukozën e mitrës. Kjo mundëson qarkullimin e lëngjeve, duke i mundësuar atyre (lëngjeve të mitrës) largimin e baktereve. Masturbimi mund të pakësojë dy lloje diabetesh, të ulë pagjumësinë përmes çlirimit hormonal dhe të tensionit.
Për burrat, masturbimi ndihmon në zvogëlimin e kancerit të prostatës, ndoshta duke i dhënë prostatës një shans që të nxjerrë jashtë agjentët e mundshëm kancerogjenë dhe toksinat.

Mos harro që ky është një aktivitet që i dedikohet totalisht kenaqësisë tënde personale, kështu që qëndro aty ku e ndjen veten mirë dhe të pëlqen.
Efektet që masturbimi i tepërt i shkakton trupit

Për funksionimin normal të trupit, masturbimi është thelbësor. Megjithëse masturbimi mund të ndihmojë një person me përfitime si heqja e stresit, mund të jetë gjithashtu një kërcënim për funksionimin normal të trupit.

Ndjenja e mirë që dhuron masturbimi vjen bashkë me efektet e saj anësore.

Mungesa e ereksionit: Mosfunksionimi i ereksionit është ana më e dukshme të efekteve të masturbimit.

Ejakulim i parakohshëm: Masturbimi i tepërt është i lidhur me ejakulim të parakohshëm. Meshkujt e kanë jashtëzakonisht të vështirë për të kontrolluar lirimin e spermës nëse ata masturbohen shumë.

Ndikon në jetën seksuale: Ai ka kapacitetin për të shkatërruar plotësisht jetën tuaj seksuale.

Bën që të ndiheni të përgjumur: Masturbimi i tepërt gjithashtu liron dopaminën e tepërt në tru, prandaj, kjo ju bën të ndiheni të përgjumur.

Rënie e flokëve: Po, masturbimi i tepruar shkakton humbjen e flokëve te meshkujt. A masturboheni më shumë se 5 herë në javë? Më në fund e gjetët arsyen për rënien e flokëve.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *