Shqipëria do të mbizotërohet sot nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Megjithëse vranësirat do jenë të pranishme nuk parashikohet të ketë reshje.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë. Konkretisht do të variojnë: në zonat malore, nga 14°C në 22°C, në zonat e ulëta nga 21°C në 28°C dhe në zonat bregdetare nga 24°C në 29°C.
Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 3 ballë.
/Priza.al/