Pak ditë më parë, Shqipja pati një përplasje shumë të fortë me një ish-konkurrent të ‘Për’puthen”. Atdheu i ka gjuajtur me karrige Shqipes. Këtë detaj e zbuloi Antonela, dhe u pohua më pas nga vetë Shqipja.
Kjo e fundit, teksa ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, deklaroi se Atdheu e ka sharë me fjalët më të ndyra, ndërsa e cilësoi si “turpin e Kosovës”. Lidhur me këto akuza ka reaguar vetë Atdheu. Ai është shprehur në një intervistë për “Prive” se e gjitha ka qenë një keqkuptim. Për më tepër, atë skenë e ka lënë aty dhe se nuk i mban mëri.
“Shqipen e kam pasur shumë shoqe, para se të ndodhte ajo ngjarja. Jemi takuar disa herë nga miqtë e përbashkët. Kam pasur shumë respekt për të, sepse ua fikte llambat dhe ua ndizte kur donte Top Channelit. Ka qenë e gjitha keqkuptim me Shqipen. Nuk e kam pasur direkt me të dhe Shqipja vetë më ka thënë që se kam pasur me ty. Ndodhi një keqkuptim, dhe nuk kemi pasur kohë të sqarohemi.
E kam parë në një emision deklaratën që ka bërë, dhe më kishte ofenduar, por unë s’dua t’ia kthej me të njëjtën monedhë. Mua më akuzuan që e kam gjuajtur Shqipen në surrat me karrige, por ajo është gjëja e fundit në botë që mund t’i bëj unë një femre. Është e vërtetë që e gjuajta karrigen, por në nerva e sipër e gjuajta në skenë, jo direkt për Shqipen.
Atë pjesën e ofendimeve është e vërtetë, sepse unë nuk i gjuaj dikujt për të shfryrë nervat, thjesht shaj dhe e humbas kontrollin. Edhe ajo më shau mua me deklaratën që bëri në një emision në Top Channel, kështu që jemi 1 me 1. Unë nuk i kam shpallur luftë, dhe besoj se do ndalet me kaq”, rrëfeu ish-konkurrenti.