Falsifikimi i tamponit kthehet në biznes/ Arrestohen 5 persona në Durrës, mes tyre punonjës të agjencive turistike

DURRËS– 5 persona kanë rënë në pranga ditën e sotme nga Policia, pasi kanë konstatuar 2 raste të falsifikimit të tamponëve COVID-19 për të udhëtuar jashtë vendit.

Policia ka njoftuar se një nga rastet e mashtrimit kryhej nga një agjensi turistike, në bashkëpunim me një laborator për kryerjen e testeve.

Nën arrest janë vënë Violeta Begeja, 65 vjeçe, banuese në Durrës, e punësuar pranë një agjencie udhëtimi, Albiona Cuka, 24 vjeçe, Blerim Maloku, 25 vjeç, dhe Asllan Diva, 23 vjeç të punësuar pranë laboratorit “Medical Care Lami”, në lagjen nr.4, Durrës.

Ndërkohë në kërkim është shpallur pronari i laboratorit Lutfi Lami, 52 vjeç.

Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pajisnin qytetarët që do udhëtonin drejt vendeve të BE-së,  me testime “Antigen Rapid”, kundrejt përfitimit.

Gjithashtu në pranga ra Artiola Budani, 24 vjeçe dhe u procedua penalisht Ornela Sallaku, të punësuara në agjencinë  e udhëtimit “Kristal Travel”, të cilat kryenin të njëjtën procedurë me personat që do udhëtonin jashtë Shqipërisë.

Dy rastet e falsifikimit të testeve u denoncuan në media një ditë më parë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës,për veprime të mëtejshme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *