Kosovë- Arrestohet për të disatën herë, bashkëshorti i ish-ministres së Arsimit, Besa Shahini. Dardan Molliqaj i cili është kryetar i PSD në Kosovë së bashku me aktivistë të tjerë të partisë kundërshtuan sot konferencës e zëdhënëses së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova deri në ndalimin e fjalimit të saj me ovacione e fërshëllima.
Në pamjet e siguruara nga mediat e Kosovës, duket Molliqaj i gjakosur në kokë dhe i shtrirë teksa polici i ka vendosur gjurin në fyt.
Bashkëshortja e tij Besa Shahini shërbeu në Shqipëri për më pak se dy vite si Ministre e Arsimit. Ata u martuan në vitin 2019 kur Shahini ishte ende ministre kurse Molliqaj vetëm deputet i Parlamentit të Kosovës.
/Priza.al/