Greqi/ Tërmeti 3.3 ballë ‘godet’ ishullin Nisyros gjatë mesditës së sotme

GREQI- Një tërmet me madhësi 3.3 ballë të shkallës Rihter ka goditur ditën e sotme ishullin Nisyros. Protothema shkruan se tërmeti ra në orën 11.50 të mesditës dhe kishte një thellësi prej 17.9 kilometrash.

Për fat të mirë nuk janë regjistruar as dëme materiale dhe as njerëz të lënduar. Ndërkohë sizmologu Gerasimos Papadopoulos shprehet i shqetësuar rreth aktivitetit sizmik të muajve të fundit në Greqi.

Ai ka thënë se sizmiciteti i vazhdueshëm është shkak për shqetësim dhe meriton të rivlerësohet, duke mos lënë në hije as rrezikun e një tërmeti tjetër të fortë që mund të godasë vendin fqinj.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *