KORÇË– Një 21-vjeçar është arrestuar ditën e sotme, pasi ka kërcënuar me armë të dashurën 15-vjeçare dhe shoqen e saj 20-vjeçare.
Donald Lato, 21 vjeç, kishte xhelozuar, sepse pas një debati e dashura e tij kishte dalë me shoqërinë. Kjo ka bërë që 21-vjeçari nga Gjonmadhi i Korçës ta kërcënojë me armë.
E mitura jeton me gjyshërit, pasi prindërit i ngelën të vrarë më 7 janar 2014 nga Bashkim Latollari. Ky i fundit fillimisht vrau çiftin Rexhep dhe Valentina Metollari dhe më pas Belimon dhe Danjela Meçollari. Ngjarja kishte motive xhelozie, pasi autori ka pasur një lidhje intime me Danjela Meçollarin.
/Priza.al/