Angelina Jolie ka folur së fundmi për çështjet e kaluara në martesën e saj me Brad Pitt. Ajo ka trajtuar divorcin dhe betejën për kujdestarinë e fëmijëve në një intervistë për The Guardian mbi punën e saj humanitare dhe librin e ri me Amnesty International, “Know Your Your Rights and Claim Them”.
Jolie u tregua e hapur dhe për përvojën me Harvey Weinsten, duke thënë se ishte ngacmuar seksualisht nga ai në filmin e vitit 1998, ‘Playing by Hearts’.
“Ishte diçka që më duhej të shpëtoja. Unë qëndrova larg dhe i paralajmërova njerëzit për të. Mbaj mend që i thashë Jonnyt, burrit tim të parë, i cili ishte i mrekullueshëm për këtë, t’i përhapë fjalën njerëzve të tjerë – mos i lini vajzat të shkojnë vetëm me të. Unë kurrë nuk u shoqërova ose nuk punova më me të. Ishte e vështirë për mua kur Brad e bëri këtë”.
Jolie thotë se Pitt iu afrua Weinstein për të punuar si producent në filmin e 2012 “Killing Them Softly”, pavarësisht se kishte dijeni për sulmin seksual. “Ne luftuam për këtë. Sigurisht që dhemb”, tha ajo.
Në një intervistë për CNN në 2019 Brad foli kundër Harvey publikisht në emër të të dashurës së tij të atëhershme Gwyneth Paltrow, meqë dyshohet se ai po e ngacmonte atë në një takim pune për filmin “Emma” të vitit 1996.
Ylli i “Maleficent”shtoi:
“Nuk është se dua të flas për ndonjë gjë vërtet, sepse unë thjesht dua që familja ime të shërohet. Dhe unë dua që të gjithë të ecin përpara – të gjithë ne, përfshirë babanë e tyre. Unë dua që ne të shërohemi dhe të jemi në paqe. Ne gjithmonë do të jemi një familje”.
/Priza.al/