Anglia po shkëlqen në kualifikueset e Botërorit ku gjatë dy sfidave, kanë siguruar 2 fitore, 8 gola të shënuar dhe asnjë i pësuar. Ishullorët dëshirojnë të rezervojnë sa më shpejt të jetë e mundur një biletë për në Katar. Anglia ka fluturuar drejt Polonisë me një mision të qartë, të sigurojnë fitoren e radhës, që përballë rivalit të tyre direkt vlen më shumë se sa tre pikët.
“Është një mundësi e shkëlqyer për ne të shkojmë në Varshavë dhe të synojmë fitoren në këtë sfidë që do të na jepte mundësinë për të pasur kontroll total në grupin tonë”, theksoi trajneri Southgate në konferencën për shtyp.
/Priza.al/