Covid19 dhe Delta po përhapen masivisht në Kosovë, duke mos kursyer asnjë lloj moshe përfshirë këtu edhe fëmijë.
Në Klinikën e Pediatrisë pranë QKUK-së, për shkak të infektimit me koronavirus, një dy vjeçar është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po ashtu është i intubuar, ndërsa dy të tjerë njëri 7 muajsh e tjetri 7 vjeçar janë në gjendje më të qëndrueshme.
Drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, Violeta Grajqevci-Uka tha se këta fëmijë nuk kanë ndonjë sëmundje tjetër shoqëruese. Ajo tha se dy-vjeçari për shkak të gjendjes së rënduar sot është futur në respirator dhe se ka një javë i shtruar në këtë klinikë.
Uka thotë gjatë kësaj jave ka një rënie të lehtë të rasteve me COVID që kërkojnë hospitalizim, por që vetëm gjatë muajit gusht rreth 50 fëmijë kanë kërkuar trajtim si pasojë e infektimit.
“Momentalisht në repartin COVID në Klinikën e Pediatrisë janë të hospitalizuar tre fëmijë, dy fëmijë prej tyre janë në gjendje stabile …08’28 Fëmija për momentin është me respirator dhe deri më tani para dy orëve ka qenë me CPAP dhe për shkak të përkeqësimit mjekët e repartit e kanë vendosur së bashku me anesteziolog me respirator dhe është në gjendje mjaftë të rëndë. Mosha e fëmijës është dy vjeçare, është gati 1 javë që qëndron në Klinikën e Pediatrisë momentalisht është pranuar në repartin Intensiv për shkak të gjendjes së rëndë…..09’17 Këta dy fëmijët tjerë njëri është shtatë muaji dhe tjetri është 7 vjeçare, gjendja e tyre momentalisht është stabel, nderkohe qe ata janë pranuar mbrëmë por po vazhdojnë me trajtim spitalor. Trajtim ambulator gjatë 24 orëve të fundit në Klinikën e Pediatrisë këtë javë e kemi diçka më të qetë më së shumti kemi pasur diku deri në 12 rasteve gjatë 24 orëve të trajtimit dhe që janë të diagnostikuar me COVID por që nuk kanë kërkuar trajtim spitalor por vetëm trajtim ambulator. Javën e kaluar kemi pasur më shumë për arsye se ndoshta vala ka qenë më e shpeshta e rasteve që janë lajmëruar në Klinikën e Pediatrisë me COVID pozitivë diku deri 22 fëmijë kemi pasur me COVID që janë deklaruar në Ambulancën e pranimit…..Dikur deri në 50 fëmijë gjatë gushtit kanë qenë të hospitalizuar me COVID-19 duke marr parasysh që prej janarit e deri më tani diku janë më shumë se 110 fëmijë të hospitalozuar në Klinikën e Pediatrisë që janë diagnostikuar me COVID-19”, u shpreh Grajqevci-Uka.
Në vetëm 24 orët e fundit raporti i IKSHP ka njoftuar se pozitiv më COVID-19 nga 0-9 vjeç kanë rezultuar 12 fëmijë, ndërsa nga 10-19 vjeç pozitiv janë 38 raste. Ndërsa, në gjithë Kosovë pozitiv me COVID-19 janë 920 persona, ndërsa betejën me koronavirus e kanë humbur 28 qytetarë të Kosovës.
/Priza.al/