Kim takon Gjonajn në përfundim të mandatit: Me kontributin e saj, reforma në drejtësi…

Ditën e sotme ambasadorja Yuri Kim ka takuar Ministren në detyrë të Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila nuk do të jetë më në këtë pozicion, pasi do të zëvëndësohet nga Ulsi Manja në legjislaturën e re.

Kim tha se ka falenderuar Gjonajn për kontributin e saj, pasi reforma në drejtësi ka nisur të japë rezultate. Ambasadorja thotë se SHBA do të mbështesë Shqipërinë dhe se udhëheqësit, por edhe institucionet e drejtësisë duhet që të japin rezultate.

Postimi i Yuri Kim:

“Takova Etilda Gjonaj për ta falenderuar ndërkohë që përfundon mandatin e saj të jashtëzakonshëm si Ministre Drejtësie, ministrja me kohëzgjatjen më të madhe në këtë pozicion dhe gruaja e parë në këtë rol kyç. Ne vërejmë në veçanti lidershipin e saj në reformën në drejtësi, e cila me kontributin e saj po fillon që të tregojë rezultate. SHBA do të vazhdojë që të mbështesë implementimin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri. Shpresojmë që drejtuesit dhe institucionet e drejtësisë të ecin përpara për të sjellë rezultatet që i shërbejnë popullit të Shqipërisë, plotësojnë standardet e BE dhe afrojnë Shqipërinë me SHBA”

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *