Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë pasditen e sotme një shtëpi private në lagjen Partizani në Vlorë. Zjarri është shkaktuar nga vetë banori i shtëpisë.
Shkak për zjarrvënien është bërë një konflikt që një i ri në Vlorë kishte patur me prindërit e tij, dhe si pasojë për të nxjerrë ‘inatin’, ai ka bërë një veprim të pakontrolluar duke i vënë flakën shtëpisë së tij.
Është bërë me dije se zjarri është përhapur në mënyrë të shpejtë në ambjentetet e shtëpisë dhe ka shkaktuar shumë dëme materiale, por fatmirësisht asnjë dëm njerëzor.
/Priza.al/