Një aksident është shënuar në aksin Lushnje-Berat këtë të martë ku si pasojë kanë mbetur të plagosur pesë persona.
Një automjet tip Land Rover me targa AA139ST dhe një mjet tip Ford me targa greke janë përfshirë në aksident pranë fshatit Cukas.
Sipas informacioneve mjeti me targa greke ka tentuar të kthehet majtas për të hyrë në një biznes aty pranë, ndërsa manovra nuk është vënë re nga drejtuesi i fuoristradës, lëvizje e cila u bë shkak për përplasjen mjeteve. Të dy automjetet nga përplasja e fortë kanë përfunduar në kanalin jashtë rrugës.
Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit të Lushnjes dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e e plotë të rrethanave.
/Priza.al/