Sa shpesh duhet t’i lajmë çarçafët?

Çarçafët duan një trajtim dhe pastrim të veçantë. Nëse nuk i lan çarçafët shpesh, po e ekspozon veten tënde ndaj disa rreziqeve shëndetësore jo të vogla. Ja çfarë ndodh në rast se nuk i lani çarçafët rregullisht.

Në shtresat ku ju flini mund të fillojnë të krijohen disa substanca jo të këndshme për trupin tuaj, të tipit urinë, djersë, qeliza të vdekura dhe lëngje seksuale.

Nëse çarçafët nuk janë larë rregullisht dhe ju keni një plagë të hapur në trup, mund të merrni infeksione. Shumë baktere mund të transferohen nëpërmjet materialeve të copës. Mos larja e tyre i bën këto lëngje që përmendëm më parë të thithen nga jastëkët dhe dyshekët, dhe nëse kjo ndodh atëherë është më e vështirë për tu pastruar se sa thjesht ti fusësh në ujë të ngrohtë.

Prandaj, sa më shumë ti lësh këto qenie të jetojnë me ty në çarçafë, jastëk apo dhe dyshek, më e vështira është ti largosh nga krevati. Cila është zgjidhja? Laji çarçafët me ujë të nxehtë një herë në javë për të larguar të gjitha substancat ngjitëse dhe aspak të këndshme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *