Mbështjellja e kokainës me “Chivas Regal” nuk e shpëtoi nga policia, momenti kur arrestohet 44-vjeçari në Paskuqan (Video)

Policia e Tiranës ka bërë me dije detaje të reja rreth operacionit në Paskuqan, ku u sekuestrua mbi një kilogramë kokainë.

44-vjecarit Haxhi Mykaj, përveç kokainës i janë sekuestruar edhe 39 thika që i mbante në makinë.

Sipas policisë ky shtetas u kap në flagrancë në rrugën “Azem Galica” Paskuqan, ku gjatë kontrollit të automjetit me të cilin qarkullonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi prej 1 kg e 32 gramë kokainë dhe 39 thika.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Chivas Regal” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta.

Sekuestrohen 1 kg e 32 gram me lëndë narkotike kokainë, 39 thika dhe 1 automjet, vihet në pranga poseduesi i tyre.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, si dhe për parandalimin e veprimtarisë së paligjshme të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Chivas Regal” në kuadër të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-Haxhi Mykaj., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u kap në flagrancë në rrugën “Azem Galica” Paskuqan, pasi gjatë kontrollit të automjetit me të cilin qarkullonte, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi prej 1 kg e 32 gramë kokainë dhe 39 thika.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *