Video/ Po zhvillonte tubime elektorale, kryeministrit kanadez i ndodh e papritura teksa largohet nga Ontario

Në Kanada do të zhvillohen së shpejti zgjedhje të reja dhe kryeministri i vendit Justin Trudeau, ka filluar fushatën elektorale në mënyrë që të sigurojë sa më shumë vota në zgjedhje.

Por gjatë fushatës i ndodhi e papritura. Kryeministri kanadez u qëllua me gurë nga protestuesit, të cilët kundërshtojnë vaksinimin, gjatë ndalesës në Ontario. Ai po kthehej në autobusin e tij, kur u godit me gurë të vegjël.

Kreu i ekzekutivit nuk u lëndua, por lajmi bëri shpejt xhiron e botës. Trudeau kërkoi në mesin e gushtit mbajtjen e zgjedhjeve të reja me shpresën se do të arrijë të sigurojë një qeveri shumice për partinë e tij Liberale të qendrës së majtë. Megjithatë, fushata e kryeministrit është pllakosur nga protesta të shumta kundër vaksinimit të detyruar dhe kufizimesh të tjera të lidhura me Covid 19.

Vetëm një javë më parë, Trudeau u detyrua të anulonte një miting pasi tubues të zemëruar kishin mësyrë eventin. Duke folur për gazetarët, kreu i ekzekutivit kanadez tha se ishte goditur në shpatull nga gurët, por nuk ishte vrarë. Dy persona të tjerë që udhëtonin me të u qëlluan gjithashtu me gurë, por as ata nuk janë lënduar.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *