Nuk frenoi dot ‘epshet’ as në ambjentet e punës, kolegët tallen akoma me skandalin e Hancock (Video)

Skandali i disa javëve më parë, i ish-ministrit britanik të Shëndetësisë Matt Hancock që puthej me sekretaren e tij, duket se nuk është harruar ende dhe është bërë shkak që kolegët e tij ta tallin edhe në ambjentet e punës.

Dita e sotme ishte seanca e parë parlamentare pas disa javësh shkëputje dhe ai ka mbajtur një fjalim rreth reformave të qeverisë, por asnjë nga salla nuk e kishte vëmendjen tek fjalimi i tij. Deputetët e sallës ishin të fokusuar tek ngjarja e ndodhur javë më parë dhe shpërthyen në të qeshura teksa ai fliste.

Pas publikimit të skandalit, ministri Hancock kërkoi falje vetëm për thyerjen e distancimit social për shkak të rregullave të vendosura nga COVID-19, por me kohën dha edhe dorëheqjen nga posti edhe pse në fillim nuk e pranoi.

Matt Hancock affair: Health secretary apologises for breaking social  distancing guidelines - BBC News

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *