Suedia planifikon që më 29 shtator të shfuqizojë të gjitha masat anti-Covid, për shkak të përqindjes së madhe të imunizimit të banorëve dhe përqindjes së ulët të vdekjeve.
Lajmi është bërë me dije nga ministrja e Shëndetësisë, Lena Halengren dhe drejtori për Shëndet Publik, Johan Karlson.
Vendimi për shfuqizimin e masave bazohet në përqindjen e lartë të personave të imunizuar dhe përqindjes së ulët të vdekjeve nga COVID-19, transmeton Telegrafi.
Deri më sot, në Suedi janë vaksinuar me nga dy doza rreth 70% e të rriturve, derisa përqindja e përgjithshme e qytetarëve të vaksinuar mbi 18 vjeç me të paktën një dozë, është 81.6%.
Në dy javët e fundit, Suedia ka përqindjen e tretë më të ulët nga COVID-19 në Evropë.
/Priza.al/