Në një përmbledhje të shkurtër rreth parashikimit të motit për javën që presim përpara mund të themi se ajo pritet relativisht e paqëndrueshme.
Përgjatë të gjitha ditëve duke nisur nga dita e sotme dhe deri ditën e Premte, moti parashikohet me kthjellime, si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura.
Moti i vranët parashikohet kryesisht nga orët e mesditës deri ato të pasdites.
Paqëndrueshmëria e motit do të shoqërohet edhe me reshje shiu. Ditën e Enjte në zonën e Jugut dhe pjesërisht atë të qendrës, parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar, në formën e shtrëngatave.
Lokalisht dhe në kohë afatshkurtër, këto reshje do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Për ditët e tjera të javës, në pjesën tjetër të territorit, parashikohen reshje shiu të dobëta dhe lokale më tepër në relievet kodrinore dhe ato malore.
/Priza.al/