Drake ‘e bëri rrugë’ thyerjen e rekordeve, albumi i tij arrin shifra ‘të çmendura’

Drake publikoi albumin e tij të gjashtë të shumëpritur nga fansat të premten në mëngjes.

Albumi, që u njoftua nga vetë këngëtari në muajin gusht, mban titullin ‘Certified Lover Boy’. Në këtë projekt janë të përfshirë emra të mëdhenj të muzikës si: Jay Z, Travis Scott, 21 Savage dhe shumë të tjerë.

Projekti me 21 këngë i Drake dhe ai ‘Donda’ i Kanye West kanë qenë ‘në garë’ qëkur yjet e muzikës folën rreth publikimit të albumeve. Gjatë kësaj periudhe nuk kanë munguar kunjat ndaj njëri-tjetrit e mesa duket nuk i kanë anashkaluar as në tekstet e tyre.

Kanye West blasts Drake for 'stabbing him in the back' on Donda after  rapper hints he had sex with Kim Kardashian

Pavarësisht garës, Drake tashmë ka thyer rekord për transmetimet njëditore në Spotify me albumin e ri. Kjo nuk është hera e parë që këngëtari thyen rekord, pasi edhe me albumin ‘Scorpion’ mori 132 milionë transmetime në vetëm një ditë.

Në fillim të kësaj jave, “Donda” e West fitoi rreth 100 milionë në 24 orët e para në platformën muzikore, Spotify.

Drake gjithashtu theu rekorde në Apple Music, duke rrëzuar rekordin e tij të vitit 2021 për ‘Artistin më të transmetuar’ brenda një dite, dhe “Certified Lover Boy” u bë albumi më i transmetuar brenda një dite këtë vit në më pak se 12 orë.

Më poshtë listohen të gjitha këngët e albumit të tij:

  1. “F**king Fans”.
  2. “No Friends In The Industry”
  3. In The Bible (me Lil Durk & Giveon)
  4. “Fair Trade” (me Travis Scott)
  5. “N 2 Deep” (me Future)
  6. “Yebba’s Heartbreak”
  7. “Papi’s Home”
  8. “Get Along Better”
  9. “Fountains” (me Tems)
  10. “Race My Mind”
  11. “TSU”
  12. “Way 2 Sexy” (me Future & Young Thug)
  13. “Love All” (me Jay-Z)
  14. Girls Want Girls (me Lil Baby)
  15. “Pipe Down”
  16. “You Only Live Twice” (me Rick Ross & Lil Wayne)
  17. “The Remorse”
  18. “7am On Bridle Path”
  19. “Champagne Poetry”
  20. “IMY2” (me Kid Cudi)
  21. “Knife Talk” (me 21 Savage ft. Project Pat). 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *