Stilistja shqiptare fiton çmimin prestigjioz të Fondacionit ‘Louis Vuitton’, VIP-at e përgëzojnë, Rama: Çfarë talenti, jam krenar!

Tiranë- Nensi Dojaka, stilistja shqiptare më e famshme për momentin ka arritur të tërheq vëmendjen e mediave më prestigjioze me çmimin e Fondacionit ‘Louis Vuitton’ për stilistët e rinj.

Në lidhje me stilisten shqiptare kanë shkruar mediat ‘New York Times’, ‘The Cut’ dhe ‘Dazed’. Mes rreshtave ato thonë:

‘Me origjinë nga Shqipëria dhe banim në Londër, Dojaka kohët e fundit u diplomua në Central Saint Martins dhe filloi linjën e saj me të njëjtin emër në vitin 2017. Ajo bëri emër në skenën e modës në Londër vitin e kaluar përmes Fashion East – një organizatë e përkushtuar për talentet e reja të modës. Dojaka është bërë e njohur për veshjet e saj me rrip spageti të frymëzuar në vitet ’90 dhe pjesët e endura të ndërtuara me kujdes.‘- shkruan ‘The Cut’

Mund të jetë një imazh i në këmbë

Ky lajm duket se nuk i ka shpëtuar as VIP-ave shqiptarë në botë, një ndër to është këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora e cila e ka uruar stilisten shqiptare për arritjen e saj.

Këtë lajm e ka bërë publik edhe kryeministri i vendit, Edi Rama i cili është shprehur krenar për të renë.

‘NENSI DOJAKA fituese e çmimit prestigjioz të Fondacionit Louis Vuitton për stilistët e rinj. Çfarë talenti Çfarë krenarie’, komenton Rama.

 

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *