Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Ujz të Gjakovës, ku dy fëmijë të moshave 10-13 vjeç kanë humbur jetën gjatë djegies së një banese. Policia dhe të gjitha njësitë e nevojshme ndodhen në vendin e ngjarjes.
Nga detajet e bëra me dije, mësohet se fëmijët kanë ndërruar jetë pavarësisht ndërhyrjes së mjekut, plagët e marra rezultuan fatale për dy të miturit.
Zjarri ka shpërthyer papritur në banesë dhe fëmijët nuk i kanë mbijetuar dot flakëve.
/Priza.al/