‘Konkurrenti’ i Big Brother Vip starton edhe në Kosovë, por vjen me këtë risi…

Një reality show i ngjashëm me Big Brother Vip pritet të nisë edhe në Kosovë.

Bëhet fjalë për një format me figura të ndryshme publike që do të monitorohen 24 orë një herë një javë. Do të jenë 8 figura të njohura që do të jetojnë së bashku dhe do të ndajnë ambientin e përbashkët luksoz.

I ashtuquajtur “Vjosa Hill” – reality show i ri pritet të fillojë transmetimin për shikuesit nga tetori.

Shtëpia luksoze ku të famshmit shqiptarë do të qëndrojnë për 24 orë  është në përfundim e sipër dhe pritet të jetë një nga shtëpitë që do të bëjë për vete shikuesit me pamjen dhe banorët brenda saj.

Sakaq, Big Brother Vip në Shqipëri pritet të startojë gjithashtu në muajin tetor.  Pas 4 vitesh mungesë formati, këtë vit vjen me një ndryshim themelor: pjesëmarrës do të jenë vetëm personazhe të famshëm shqiptarë, që do të bashkëjetojnë për 100 ditë në kushte të jashtëzakonshme, larg jetës së tyre të përditshme, për të fituar 100.000 euro.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *