Avionë MIG të shitur për skrap…por baza ushtarake në Lezhë cilësohet botërisht ndër 5 më sekretet

Media e njohur e specializuar në fushën ushtarake, ‘Sofrep’, ka bërë një kërkim rreth bazave ushtarake nëntokësore në botë dhe ka zgjedhur 5 më të mistershmet dhe më interesantet, ku dhe është radhitur baza ushtarake në Gjadër, në Zadrimë të Lezhës.

Katër të tjerat të radhitura, janë Pine Gap në Australi, Baza Ushtarake Eksperimentale në Porton, Britani e Madhe, Kapustin Yar në Rusi dhe Kasaforta e farave bimore në Svalbard, Norvegji.

Baza e Gjadrit, është një trashëgim e kohës komuniste e ndërtuar në një shpat mali në Shqipërinë veriore, dhe përbëhet nga tunele deri në 600 metra thellësi. Kjo bazë, nuk ka qenë thjesht një vend tërheqjeje për ushtrinë. Në fillim të viteve 70’, ajo u bë strehë e dhjetëra avionëve rusë MiG dhe disa avionëve ushtarakë kinezë.

Baza e Gjadrit është po ashtu shumë e ngjashme me atë të ishujve Svalbard në Norvegji. Kjo, për shkak të thepisjes së terrenit ku ndodhet dhe për shkak se është gërmuar në rrëzë të malit dhe thuhet se përmban rreth 2000 metra tunele brenda mureve të saj.

Një lëvizje e gabuar dhe je i vdekur!

Një gjë e mahnitshme për këtë bazë është se nga tunelet mund të dalin në fluturim menjëherë avionët. Një labirint i vërtetë tunelesh janë brenda mureve të betonta. Por, nëse del jashtë portës së hekurt, një manovër e kryer keq mund ta shpjerë pilotin në fatalitet.

MiG-19, MiG-17 dhe MiG-21. Këta ishin avionët më të gjendur aty. Disa prej tyre madje, ende vijojnë të jenë brenda tuneleve. Zyrtarët shqiptarë ende nuk dinë si t’i “heqin qafe” ato, por një pjesë janë shitur për skrap. Një opsion tjetër, është ai i shfaqjes së tyre në muze, si kontekst historik.

E ngjashme aq shumë edhe me kontekstin e bunkerëve në Shqipëri, baza e Gjadrit është shembulli perfekt i vetëmbrojtjes halucinogjene diktatoriale të Enver Hoxhës. E gjithë kjo infrastrukturë u ndërtua me urdhër të ish -diktatorit si një plan për të parandaluar pushtimin e huaj. Fatmirësisht për Shqipërinë, ngjarja për të cilën Hoxha ishte më i shqetësuar nuk do të realizohej kurrë.

Me fluturimin e fundit të zhvilluar në vitin 2004, asnjë personel nuk ndodhet më aty. E boshatisur si është sot, vështirë ta mendosh se vetëm dy dekada më parë, ushtarët mbushnin tunelet me avionët në të.

Jeta ama, mund të gëlojë sërish aty. Zyrtarët, vitin e kaluar, po diskutonin opsionet ose për hapjen e Gjaderit për turizëm ose për rinovimin e bazës për përdorim ushtarak edhe një herë.

/Burimi: Sofrep/ Përshtati Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *