Përgjaket Peja në prag zgjedhjesh, dy figura politike mbeten të vrarë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Pejë të Kosovës ku dy persona janë vrarë me armë zjarri ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Vetëm dy muaj i ndajnë qytetarët e Kosovës nga zgjedhjet lokale, ku pikërisht njëri nga viktimat ishte kandidat për kryetar komune në Pejë. Viktima Astrit Ademaj ishte kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës. Viktima tjetër është Blerand Kadriaj, i cili është ish-kandidat i PDK-së.

Ngjarja ka ndodhur, afër shkollës së mesme ekonomike “Ali Hadri” në qytetin e Pejës. Ndërkohë që nuk dihet identiteti i personit të plagosur si dhe rrethanat e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes ndodhet Prokuroria e Departamentit të Krimeve të rënda dhe po merret me rastin, ndërsa policia nuk ka dhënë ende njoftim lidhur me ngjarjen.
/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *