Pas zjarrit në spitalin COVID në Tetovë, ka reaguar edhe zëvendësministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Ilir Hasani. Ai ka folur në lidhje me gjendjen shëndetësore të personave të lënduar. Mes të tjerash ai tha se mbi 20 pacient kanë qenë duke u trajtuar për COVID-19.
“Të dhënat zyrtare të vdekurve do të dalin shumë shpejtë, derisa prokurori dhe hetuesia është në vendin e ngjarjes nuk mund të themi një numër të saktë të viktimave. Gjendja e të lënduar është e stabilizuar, por nuk kemi informata ende të reja, deri tani ishim në terren dhe nuk kemi informacione. Mbi 20 pacient me COVID-19 kanë qenë duke u shëruar në bazë të evidencës tonë, por përderisa hetuesia dhe prokurori nuk mund të them asgjë”, tha Hasani.
/Priza.al/