Po dëgjon zëra? Jo, janë thjeshtë marinsat amerikanë duke bërë prova me armën më të re jo-fatale.
Flota ushtarake amerikane ka shpikur me sukses një pajisje të re elektronike e cila është e projektuar për të bërë dikë të ndalojë së foluri. Një lloj arme jo-fatale, një pajisje që arrin në mënyrë efektive t’ia përsërisë zërin e vet atij që po flet dhe vetëm atij.
Ideja kryesore e kësaj arme është të çorientojë objektivin deri në një pikë që ata të mos kenë më mundësi të komunikojnë. Interpretimi më pak dramatik dhe më praktik është se kjo është një pajisje që lejon kontroll efektiv të turmës pa përdorimin e forcës.
E quajtur Acoustic Hailing and Disruption (AHAD) dhe e shpikur nga Christopher A Brown patenta për pajisjen u paraqit për miratim në fillim të vitit 2021. Kjo armë regjistron një ligjëratë në moment dhe në mënyrë të menjëhershme ja kthen mbrapsht folësit për punë mili sekondash. Shumë e ngjashme me një motër apo vëlla që kërkon të tallet me ju por shumë më e sofistikuar.
Pajisja AHAD përfshin një pjatë parabolike, një mikrofon me rreze të gjatë dhe një altoparlant me ultratinguj, dhe kap një zë, duke qenë në gjendje të lokalizojë dhe regjistrojë vetëm zërin e një personi nga një turmë. Pastaj, duke përdorur një rreze të fokusuar, ai do ta transmetojë tingullin në altoparlant, dhe vetëm ai person do të jetë në gjendje ta dëgjojë atë.
Rezultati quhet reagim i vonuar auditor, i cili dihet se krijon konfuzion dhe në fund dhe në mënyrë efektive dekurajon folësin nga … mirë, të folurit. “Për shkak të efektit të vonuar të reagimit auditor, përqendrimi i folësit të synuar do të ndërpritet, duke e bërë të vështirë për ta që të vazhdojnë të flasin,” thuhet në aplikimin për patentë.
Vlen të përmendet se kjo armë nuk pritet të përdoret në fushëbetejë, por me shumë mundësi ajo do të përdoret për të ushtruar kontroll mbi turmat.
Ajo që është interesante është që tingulli që i luhet mbrapsht folësit, dëgjohet vetëm nga ai dhe askush tjetër – diçka që arrihet me anë të një teknologjie të sofistikuar që do ta bënte dikë të mendojë se po çmendet.
Një tjetër armë sonike është në zhvillim e sipër nga shkencëtarët amerikanë e cila do të përdori sërish tingujt – në këtë rast duke i përçuar objektivit valë zanore me nivel decibeli aq të lartë sa do t’i shkaktojë atyre migrena të menjëhershme, ndjesinë e kumbimit në vesh si dhe dhimbje dhe shqetësime të një niveli mestar.
Nuk dihet ende se si Flota Ushtarake e Shteteve të Bashkuar ka planifikuar t’i përdorë këto armë, ama diçka është e sigurt, armiqtë do të përjetojnë një eksperiencë çorientuese si kurrë më parë.
/Burimi: autoevolution/ Përshtati Priza.al/