Sipas IGJEUM, sot priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive, kryesisht në qarkun e Vlorës dhe atë të Gjirokastrës.
Ndërkohë që në lartësitë 200m mbi nivelin e detit, reshjet pritet të jenë në formën e dëborës.
Sa i përket temperaturave ato do të variojnë 6 / 9 °C në zonat bregdetare; në vendet e ulëta: 5 / 9 °C; ndërsa në vendet malore: -1 / 3 °C. Ndërkohë që era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.