Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Daily Mail”, pas kthimit të tij te Manchester United, Cristiano Ronaldo ka folur për privatësinë e tij, për të cilën shprehet se nëse do të ishte e mundur do të paguante për ta rifituar.
Ylli portugez, i cili është njeriu më i ndjekur në botë me 340 milionë “follow”, tashmë kërkon më shumë privatësi. Sulmuesi i Manchester United ka theksuar se në vitet e fundit nuk ka pasur mundësi për të shkuar me fëmijët e tij në par, apo të konsumojë një kafe me miqtë e tij për shkak se do të rrethohej nga shumë fansa.
“Është e mërzitshme të jesh unë. Privatësia për mua është zhdukur. Nëse do të ishte e mundur, do të paguaja për ta rifituar atë. Njerëzit thonë: Por ti je i pasur. Ke para, makina të shtrenjta e shtëpi, por kjo nuk është gjithçka. Më besoni, të qenit shumë i famshëm nuk është diçka e mirë. A e dini se sa herë kam shkuar në park me fëmijët e mi gjatë dy viteve të fundit? Asnjëherë.
Nëse shkoj në park papritur shumë njerëz do të vijnë. Fëmijët do të jenë nervozë, unë do të jem nervoz, e dashura ime do të jetë nervoze. Unë nuk mund të shkoj në një bar me miqtë sepse e di që ata nuk do të ndihen rehat me mua atje. Unë shmangem nga këto gjëra, sepse njerëzit përreth meje do të jenë më nervozë se unë. Ndihem sikur jam në një kafaz të përhershëm. Por është gjithashtu vonë për ta ndryshuar atë.
Ky është çmimi i lartë që duhet të paguani kur jeni i famshëm. Nëse unë shkoj në park, papritur shumë njerëz do të më afroheshin. Fëmijët e mi do të bëheshin nervozë, e dashura ime po ashtu, por edhe unë. Nuk mund të shkoj në bar, pasi miqtë e mi nuk do të ndiheshin rehat. Ndihem sikur jam në kafaz. Por është shumë vonë për ta ndryshuar këtë.
Kur nis të bëhesh i famshëm, gjithçka duket e bukur. Ju jeni i famshëm, lojtar fantastik, shënoni gola, fitoni trofe, jeni në lajmet kryesore, por pas shumë vitesh e shikoni jetën në një mënyrë tjetër”.
/Burimi: Daily Mail/ Përshtati Priza.al/