Po kujdesej për nënën por mbeti mes flakëve, kjo është viktima më e re në spitalin e Tetovës

Mbrëmjen e djeshme ngjarja tragjike në Tetovë i mori jetën 14 personave, të cilët kuroheshin për Covid në spitalin ku shpërtheu flaka.

Ndërkohë është zbuluar edhe fotoja e viktimës më të re në moshë, e cila po kujdesej për nënën e saj në njërën nga dhomat e spitalit modular. Ajo ka ngecur edhe vetë mes flakëve duke u munduar të shpëtonte nënën e saj, ku kanë ndërruar jetë të dyja.

Në spital ishin të shtruar 26 pacientë, ndërkohë që vetëm 12 shpëtuan të gjallë. Për shkak të dëmtimeve të rënda, disa viktima do t’u nënshtrohen analizave të ADN-së.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *