Një vajzë heroinë ka arritur të shpëtojë të atin nga flakët që shkrumbuan një spital të tërë mbrëmjen e djeshme në Maqedoninë e Veriut.
Sapo ka marrë vesh lajmin se në spital kishte shpërthyer zjarr, vajza ka vrapuar drejt spitalit, theu xhamin e dritares dhe e nxori jashtë të atin.
Pasi e nxori atë të gjallë, ajo u kthye për të ndihmuar edhe dy pacientë të tjerë që ndodheshin në të njëjtën dhomë e babanë e saj, por fatkeqësisht njërin nga ata nuk e zgjoi dot për ti shpëtuar jetën.
Tetova sot është në zi pas zjarrit tragjik që iu mori jetën 14 personave ndërsa la të plagosur rëndë 12 të tjerë. Flakët që nisën rreth orës 21:00 dhe zgjatën për gati 2 orë mjaftuan që t’ju merrnin jetën 14 pacientëve që ishin të shtruar në repartin Covid të spitalit.
/Priza.al/