Franca ka vendosur të shpërblejë me nënshtetësi franceze më shumë se 12 mijë punonjës të huaj që punuan aty gjatë pandemisë së koronavirusit. Lajmi është bërë i ditur nga nga ministrja e Shëndetësisë, Marlène Schiappa. Ajo falenderoi punëtorët për punën e tyre të palodhur në emër të Republikës.
“Këta punëtorë iu përgjigjën kombit në momentin e nevojës, kështu që është normale që kombi t’u përgjigjet atyre me radhë, -tha Schiappa.
Ndër ata që do të përfitojnë nënshtetësinë janë mjekë e infermierë, sanitarë, arkëtarë, punonjës të kujdesit për fëmijët dhe shumë profesione të tjera që nuk mund të kryheshin në shtëpi.
Në shtator të vitit të kaluar, ministria e Brendshme e Francës i ftoi ata që kanë kontribuuar në luftën kundër pandemisë që të aplikonin për marrjen e shtetësisë me procedurë të përshpejtuar. Ministra e Shëndetësisë tha se Schiappa tha se kishin aplikuar mbi 16.000 persona, ndërsa përgjigje pozitive kanë marrë 12.012 prej tyre.
/Priza.al/