Bashkimi Evropian ka vendosur të heqë Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta të Covid-19. Vendimi është marrë nga Këshilli i Bashkimit Evropian. Përveç Shqipërisë, në këtë listë janë shtuar edhe Armenia, Azerbajxhani, Brunei Darussalam, Japonia dhe Serbia.
Ky vendim do të jetë në fuqi për 2 javët në vazhdim, e pas këtij afati kohor, do të shikohet sërish nëse do të ketë ndryshime apo do të mbeten në fuqi të njëjtat masa.
Në rekomandim përcaktohet më tej, se duke nisur nga 9 shtatori, shtetet anëtare të BE duhet të heqin gradualisht kufizimet e udhëtimit në kufijtë e jashtëm për banorët e vendeve të treta. Ku përfshihen vende si:
Australi
Bosnje dhe Hercegovinë
Kanadaja
Jordan
Zelanda e Re
Katari
Republika e Moldavisë
Arabia Saudite
Singapori
Korea e jugut
Ukraina
Uruguaj (e re)
Kina, subjekt i konfirmimit të reciprocitetit.
/Priza.al/