VIDEO/ Talebanët dhunojnë me kamxhik gratë në rrugët e Kabulit

Skena të tmerrshme vijnë nga Afganistani, tashmë nën kontrollin e plotë të talebanëve. Kryeministri Mullah Mohammad Hasan Akhund ka thënë se vendi do qeveriset sipas ligjit të sheriatit, ku më së shumti, preken gratë dhe të drejtat e tyre.

Në një video të publikuar së fundmi, shihet sesi militantët talebanë godasin me kamxhik gratë që protestojnë kundër qeverisë në Kabul. Në videon e publikuar shihet se si një person godet me kamxhik, e gratë nga ana tjetër largohen me shpejtësi të alarmuara.

Duke nisur nga tani e në vazhdim, grave i ndalohet të drejtojnë makina, të shkollohen apo të dalin të pashoqëruara në rrugë. Këto masa shihen si mjaft ekstreme e qytetarët kanë deklaruar se me talebanët në pushtet, vendi është kthyer 20 vite mbrapa.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *