Policia ka zbuluar një bazë falsifikimi të pasaportave në Lushnjë, me qëllim strehimin e emigrantëve dhe kontrabandimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Policia njofton se ka mundur ta finalizojë me sukses operacionin e koduar “Passaport”, ku në pranga kanë rënë babë e birë, Gramoz e Xhoi Hoxha.
Gjithashtu në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar, 5.600 euro, 11 pasaporta, 6 aparate celulare, 1 laptop dhe 1 automjet.
Njoftimi i Policisë:
Lushnjë
Zbulohet një bazë e falsifikimit të dokumentave dhe strehimit të emigrantëve nga vendet e treta me qëllim kontrabandimin e tyre në një nga vendet e BE-së, kundrejt fitimit.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Passport”, zhvilluar nga Komisariati i Policisë Lushnjë në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Fier dhe Forcën e Posaçme “Shqiponjat”.
/Priza.al/