Ish-kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i është përgjigjur dhëmbë më dhëmbë Bashës në deklaratën e tij të mëparshme ku tha se Berisha përjashtohet nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.
Ai tha se Basha është kërcënuar me sanksione, teksa shtoi se e ka marrë vendimin në shkelje të statutit të PD-së. Vendimi sipas Berishës është personal i Bashës dhe i asnjë forumi të partisë. Po ashtu ai nënvizon se siç ka deklaruar më parë do të bëjë gjithçka për të rikthyer sipas tij sovranitetin e PD.
Megjithatë Berisha tha i vendosur se nesër do të shkojë në Kuvend.
Berisha: Vendimi është jashtë çdo lloj norme statutore dhe ligji. Një vendim të tillë, një njeri që respekton parimet më elementare nuk mund ta marrë. E kuptoj presionin por pavarësisht nga presioni, mendoj se disa herë më parë duhet të konsideronte dorëheqjen e tij sesa sovranitetin e PD. Bëri ata që nuk bëri Celibashi. Asgjesoi PD si parti sovrane. Jam i sigurtë se e kanë kërcënuar me sanksione. Por nuk më intereson fare. Nuk i është bërë goditje Sali Berishës, por partisë politike. Unë kuptoj presionin e madh që Rama ka bërë ndaj zotit Basha. Por njeriu ndodhet para rrethanave që nuk pranon kurrë që të asgjësojë forcën politike. Përpara një vendimi të tillë Basha duhet të mblidhte Kongresin e PD-së, të ndryshonte statutin dhe të vendoste një nen në të cilin të sanksionohej përjashtimi i personave që dezinjohen non grata nga SHBA apo ndonjë vend tjetër. Ky nen nuk ekziston. Ai shpalli një vendim që është nul. Sepse është i tiji dhe asnjë forumi të PD
/Priza.al/