Shoferi i Unazës u rrah në mes të Tiranës, por policinë e njoftoi ‘Priza.al’/ Blutë flenë, po çfarë duhet të ndodhë akoma që t’i hiqet licenca një kompanie  

Shkollat filluan, studentët po kthehen, njerëzit mbaruan pushimet verore dhe kanë rinisur punën, por bashkë me gjithë këtë, në Tiranë ka rishpërthyer kaosi në linjat e autobusëve urbanë.

Këta të fundit janë kthyer në një problem madhor për të gjithë qytetarët, pasi disa prej kompanive që kanë linjat në administrim, janë “gropa të zeza” problemesh dhe anomalish.

Në një kohë që infektimet me koronavirus po rriten me shpejtësi në vend, prej variantit “Delta” dhe Tirana mban qytetin me numrin më të lartë, shikon që autobusët e linjave urbane janë të mbushur me qytetarë që rijnë si “sardele”.

Ku shkuan masat anti-Covid? Po distancomi fizik, hapësirat, higjiena…?

Nga Vlora në Tiranë për të grabitur në urbanin e Unazës - KRYESORE

 

Të gjitha këto nuk zbatohen aspak në linjat e urbanëve në kryeqytet dhe mjafton një vëzhgim i thjeshtë, për të parë se linjat e transportit urban janë kthyer në vatra të pastra infeksioni të koronavirusit.

Por nuk është ky i vetmi problem, pasi këtë e shkakton anomalia në qarkullimin e autobusëve dhe mosrespektimi i orareve, për të cilët kompanitë që administrojnë linjat dhe pronarët e tyre janë përgjegjësit kryesor.

Këta të fundit, për të kursyer karburantin, apo sepse nuk kanë të gjithë stafet në dispozicion pasi nuk i paguajnë, hedhin vetëm një pjesë të flotës së autobusëve në qarkullim, gjë që shkakton vonesa dhe dyndje masive udhëtarësh në stacione.

No photo description available.

“Unaza” dhe “Tirana e re” dy linjat më problematike

Nga sondazhe të ndryshme të bëra nga rrjetet sociale në lidhje me cilësinë e shërbimit urban në kryeqytet, dy prej linjave më problematike dhe me më shumë anomali janë ajo e “Unazës” dhe ajo e “Tiranës së re”.

Por që të dyja këto linja janë edhe linjat që duhet të përballojnë fluksin më të madh të udhëtarëve të përditshëm në kryeqytet, që qarkullojnë në transportit urban.

Prej disa ditësh “Priza.al” ka sjellë me fakte, emra dhe prova të gjithë atë batërdi që vazhdon prej vitesh sidomos në këto linja, ku me gjithë abuzimet e pafundme në dëm të qytetarëve, asnjë prej institucioneve të shtetit nuk ka guximin që t’i kontrollojë, e le më t’u heqë licencat.

Bosi' i urbanëve dhunon gruan, gjykata e pajis me urdhër mbrojtjeje, FERLUT-i mashtroi 1 mld lekë me biletat – Dosja AL

(Foto: Presidenti i kompanisë ‘Ferlud’, Ferdinand Ibrahimi, pronar i linjës urbane të ‘Unazës’, Tiranë)

Skandalet dhe abuzimet në këto dy linja, njëra e drejtuar prej Ferdinand Ibrahimit dhe tjetra prej Fatos Vrapit, vijojnë prej vitesh, madje që të dy sipërmarrësit vetëm dy vite më parë u arrestuan për abuzime financiare dhe evazion me biletat e transportit urban.

Por duket se këta dy individë që bëjnë “çorap” një kryeqytet të tërë, i paskan futur në thes institucionet e Shtetit Shqiptar, si ato të pushtetit lokal ashtu dhe ato të pushtetit qendror.

Përgjimet, Gjykata e Tiranës jep vendimin për 8 të arrestuarit e linjës së Unazës, falsifikonin biletat e urbanit

Skandale dhe probleme nga më të ndryshmet shoqërojnë çdo ditë këto dy linja në veçanti, por askush nuk e ka diskutuar heqjen apo rishikimin e licencave për to.

Që nga dhuna psikologjike ndaj punonjësve, pushimet e pamotivuara nga puna, vonesat në paga, e deri tek rrahja e shoferëve apo faturinove, janë bërë “të zakonshme” te linjat që administrohen nga Ibrahimi dhe Lika në kryeqytet.

Ata kanë për qëllim vetëm të ndajnë dhe shqyejnë si “plaçkë lufte”, fitimet e siguruara çdo ditë nga pagesat e qytetarëve.

Duan vetëm të mbajnë peng linjat e kryeqytetit që të mos u futet konkurrenca, si dhe punonjësit nën presion, pa paga, pa sigurime dhe pa të drejtë largimi kur duan të lënë punën.

Dhuna, e pranishme në linjat e urbanëve

Disa ditë më parë “Priza.al” botoi ekskluzivisht me foto, lajmin për rrahjen e një prej shoferëve të autobusëve të linjës së Unazës në Tiranë, Enver Dishani, i cili ishte dhunuar brutalisht dhe kishte përfunduar për mjekim në spital.

“Priza.al” e konfirmoi këtë lajm edhe përpara Policisë së Tiranës, e cila edhe pse ishte njoftuar nga viktima për ngjarjen, vetëm pas disa orësh pasi u telefonua edhe nga redaksia jonë, u vu në lëvizje dhe konfirmoi zyrtarisht lajmin.

No description available.

(Foto: Shoferi i dhunuar i linjës së ‘Unazës’, Enver Dishani, në urgjencën e QSUT-së)

Shoferi Dishani ishte dhunuar nga disa persona që i shërbejnë pronarit të kompanisë që administron linjën e Unazës, Ferdinand Ibrahimit. Ky i fundit tashmë është i famshëm për problemet që ka prej vitesh me këtë linjë, me automjetet, problemet, vonesat e pafundme të pagave, mosdeklarimin e punonjësve, dhunën etj.

Por dy vite më parë Ibrahimi, edhe pse pronar kompanie dhe president i Shoqatës së “Transportit Urban”, u arrestua në krye të një grupi prej 8 personash që bënin evazion fiskal ndaj shtetit dhe bashkisë, duke falsifikuar biletat e urbanëve dhe duke fshehur xhiron dhe fitimin real.

No description available.

Por tashmë Ferdinandi ka kopjuar edhe “gangsterët amerikanë” sidomos ata italo-amerikanë dhe kompanisë së tij të transportit urban, i ka shtuar edhe një çetë mercenarësh që i përdor për të frikësuar apo dhunuar punonjësit.

Rezmi Lika (poshtë në foto), është personi që një ditë më parë dhunoi shoferin e urbanit të Unazës, Enever Dishani.

No description available.

Nga sa kemi mësuar prej bashkëpunëtorëve tanë, “Lika vetë është pronari i linjës urbane së Vorës, por ka në menaxhim apo ruajtje edhe linjat e Ferdinand Ibrahimit”.

“Priza.al” mësoi nga burime nga Policia e Shtetit, se Rezmi Lika, u shoqërua në komisariatin nr. 4 të Tiranës, por pas “sqarimeve” ai u la i lirë pas 3 orësh, edhe pse kishte ushtruar dhunë dhe kishte bërë për spital një person.

“Priza.al” u drejton prej disa ditësh autoriteteve si: Policisë së Shtetit, Bashkisë Tiranë, Autoritetit të Konkurrencës dhe ministrive të Infrastrukturës dhe Financave, disa pyetje:

Kush e mbron Rezmi Likën që lirohet edhe pse dhunon qytetarë?

Si është e mundur që Ferdinand Ibrahimi lë 6 muaj pa paga dhe sigurime punonjësit dhe asnjë institucion shtetëror nuk interesohet apo t’i shkojë për kontroll?

Edhe çfarë duhet të ndodhë akoma në linjat e urbanëve të Tiranës, që kompanive të mësipërme abuzive t’u rishikohet licenca.

/Priza.al/

Ky artikull është ekskluziv i “Priza.al”, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Priza.al” dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *