Përjashtimi i Berishës/ ‘Vrave PD-në’, nis sherri dhe debatet në seli kundër vendimit të Bashës. Qëndrimet nga Vokshi tek Leskaj, Shehu e Noka  

Dera e hekurt e ish-SHQUP-it, sot selia e PD-së, është mbyllur për të lënë jashtë kuriozët ose ata që mund të vijnë për të bërë rrëmujë.

Por brenda në një mbledhje jashtë radhe, ka informacione se aktualisht po shtohen debatet dhe sherret kundër vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha, për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Debate të ashpra në mbledhjen me anëtarët e kryesisë së PD. Shkak është bërë vendimi për ish-kreun e demokratëve Sali Berisha, i cili u përjashtua nga grupit parlamentar.

Disa deputetë kanë kundërshtuar vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha. Bëhet fjalë për Bujar Leskajn, Albana Vokshin, Flamur Nokën, Tritan Shehun, Luçiano Boçin, Oerd Bylykbashin, etj.

“Vendimi i gabuar, po mohojmë historinë”,- ka deklaruar Noka. Ndërsa Tritan Shehu ka akuzuar Bashën për vrasjen e PD. “Vrave PD-në”,- është shprehur Shehu.

Vendimi i papritur u kundërshtua dhe nga Berisha, i cili tha se nesër do të jetë në Kuvend.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *