Roja i vendit të depozitimit të mbetjeve në Bashkinë Lushnjë, është arrestuar për zjarrvënie.
M.Sh. 42 vjeç, solli ndotje të madhe në qytet duke shkaktuar edhe probleme tek qytetarët.
Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ndotja e ajrit”.
“Pas marrjes së njoftimit ditën e djeshme se në vend depozitimin e mbetjeve urbane të Bashkisë Lushnjë ka rënë zjarr, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë është organizuar puna dhe në vijim të veprimeve hetimore, u arrestua shtetasi M. Sh., 42 vjeç, banues në Lushnjë, me detyrë roje në vend depozitim, i dyshuar si autor i zjarrvënies
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ndotja e ajrit”, shkruan policia.
/Priza.al/