Reshjet e dendura të borës kanë lënë pa energji disa fshatra në Shqipëri. Kukësi dhe Dibra janë zonat më problematike, nga ku mësohet se banorët përpos borës, janë duke u përballur edhe me mungesën e energjisë. Referuar burimeve zyrtare nga OSHEE, mësohet se është krijuar një avari në linjën 110 kV te OST, e për këtë arsye është stakuar përkohësisht Bulqizë-Peshkopi, aset i OST.
Pa energji elektrike sipas njoftimit kanë mbetur: N/St Kukës, Kalimash, Kalimash Tunel, Krume, Shupenzë, Peshkopi si dhe subjekte HEC të zonës.
Zonat pa energji janë qytetet Kukës me rrethinat, qytete Krume me rrethinat, Kalimash, Vojnik, Shupenzë, qytetet Peshkopi me rrethinat.